Pas Milanit edhe Manchester City kalon te PUMA

Manchester City ka arritur një marrëveshje nga e cila do të përfitojë 60 milionë euro në sezon dhe duke nisur nga viti 2019-20 do të ketë si sponsor teknik markën e veshmbathjeve sportive gjermane Puma.

Kjo do të jetë shuma më e madhe e përfituar në historinë e klubit anglez nga sponsorët teknik, e treta në Premier League, pas Manchester United dhe Chelsea.

Nga marrëveshja aktuale me Nike, Manchester City merrte 30 milionë euro në sezon, ndërsa tani do të përfitojë dyfishin e shumës.

“Puma” hyri në Premier League duke sponsorizuar ekipin e Arsenal, që merr rreth 40 milionë euro nga gjermanët.

Ekipet e tjera në Europë që sivjet luajnë me Puma janë Milan, Borussia Dortmund, Olympique Marseille, Newcastle, Bordeaux, kombëtarja e Italisë, e Zvicrës, etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here