Sarri dëshiron të mbajë dyshen belge, së paku edhe për këtë sezon

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, dëshiron të mbajë dyshen belge, Thibaut Courtois dhe Eden Hazard, së paku edhe për këtë sezon.

Courtois ka qenë subjekt i një oferte prej 35 milionë eurosh nga Real Madridi, por Chelsea nuk duan të shesin me atë çmim.

Mediat angleze e dhanë si të kryer marrëveshjen pasi portieri belg ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij, por si duket nuk do të jetë kështu.

Edhe Hazard është gjithashtu një objektiv i Mbretërve, por Blutë nuk duan të lënë lojtarin e tyre kryesor të largohet përpara sezonin e parë të Sarrit në Ligën Premier.

Të dy belgët pritet të arrijnë në terrenin stërvitor të Chelseat në Cobham të premten pasi ndihmës që i bënë Belgjikës që të përfundojë e treta në Kupën Botërore të Rusisë.

Ndryshe, mediat gjatë javëve të fundit nuk kanë reshtur së zbuluari emra të ndryshëm si zëvendësues potencial të sulmuesit dhe portierit te Blutë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here