Sarri garanton: Ylli i Chelsea do të qëndrojë në Stamford Bridge

Maurizio Sarri nuk pret që Willian të largohet nga Chelsea, pas një bisede kokë më kokë që pati me brazilianin.

Willian u vonua pesë ditë në krahasim me ditën që duhet të niste përgatitjet për sezonin e re, por kishte probleme me pasaportën. Me urdhër të Sarri, Chelsea refuzoi 70 milionë euro të ofruara nga Barcelona për futbollistin.

“Unë fola me Willian në lidhje me faktin që erdhi me vonesë, por jo për të ardhmen e tij, – tha Sarri. – Ishte një bisedë shumë pozitive dhe unë jam i lumtur. Nuk ka asnjë problem me William. Unë mendoj se ai do të qëndrojë. Kam besim se do të jetë i rëndësishëm për Chelsea.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here