Gattuso kërkon edhe një mesfushor

Trajneri i Milan, Genaro Gattuso ka folur para ndeshjes me Barcelonën për International Champions Cup që zhvillohet në orën 02:00 të mëngjesit të nesërm.

“I gëzuar për ardhjen e Higuain dhe Caldara, janë dy lojtarë të mëdhenj. Vidal te Barcelona? Ne nuk mund ta përballojmë atë, por Seria A  po kthehet në nivele të larta”,theksoi në fjalë e tij Gattuso.

Më tej trajneri i Milan tha: “Caldara është një lojtarët interesant dhe mund të rritet shumë, ndërsa Higuain e njohim të gjithë, por ne jemi ekip. Jam i sigurt që ata do të na ndihmojnë të arrijmë objektivat tanë, por ne do të mbetemi me skemën 4-3-3.”

Sa i përket merkatos Rino u duk i qetë por pret edhe një goditje nga drejtuesit e Milan.

“Merkato mbyllet me datë 17 dhe 90% e skuadrës është e plotë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim por shpresoj të bëhet diçka për në mesfushë. Vidalin nuk mund ta merrnim për shkak të Fair-Play financiar. Por, duhet të keni parasysh se Seria A po rritet, CR7 ishte një blerje e pabesueshme dhe nuk është rastësi që tani flitet për emra si Modric”, ka thënë Gattuso.

Milan ishte interesuar për të marrë shërbimet e Vidal por nuk u thelluan në tratativë për shkak të sanksioneve financiare nga UEFA. Së fundi në Itali janë duke theksuar se Leonardo po tenton një tratativë të re për mesfushën e Milan, bëhet fjalë për Mateo Kovacic, por për këtë duhet të mundë interesin e klubeve angleze që janë gati të ofrojnë deri në 60 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here