Raiola transferon Pogban te Barcelona dhe i gjen Mourinhos një zëvendësues

Menaxheri i Paul Pogba, Mino Raiola, është i bindur që mund të dërgojë Paul Pogba te Barcelona dhe Manchester United mund të përfitojë nga kjo marrëveshje plot 112 milionë Euro.

Agjenti më i famshëm italian pritet t’ia komunojë së shpejti këtë mundësi drejtuesve të United, edhe pse për kampionin e botës janë interesuar edhe Paris SG dhe Juventus. Por nëse kjo lëvizje ndodh, atëherë gjithçka duhet të mbyllet para ditës së enjte, që është edhe e fundit për merkaton e klubeve angleze.

Pogba ka edhe tre vite kontratë në Old Trafford, por marrëdhënia e tij me trajnerin Jose Mourinho është përkeqësuar ndjeshëm, sidomos pasi francezi injoroi thirrjen e portugezit për të ndërprerë pushimet dhe për t’u rikthyer para kohe në stërvitje.

Pogba vazhdon të festoë në SHBA edhe pse duhen pak ditë nga nisja e sezonit, diçka që ka tërbuar Mourinhon, i cili do të ishte i gatshëm të lejonte largimin e lojtarin, sigurisht nëse klubi gjen një tjetër zëvendësues në kaq pak kohë.

Këtu futet sërish në lojë Raiola, sepse ai është gjithashtu menaxher i Marco Verrattit dhe pretendon se mund të sjellë italianin në Manchester ndërkohë që dërgon Pogba te Barcelona. 25-vjeçari ka një kontratë me PSG deri në vitin 2021 dhe vlerësohet 60 milionë Euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here