Rosonerët festojnë: Maldini rikthehet te Milani

Sky Italia raporton se, Paolo Maldini do të rikthehet te Milani, por këtë herë në rrolin e drejtorit.

Legjendari Maldini, disa herë është përfolur se do të rikthehet në Milano, por këtë rradhë përfundimisht do të rikthehet te klubi ku shkruajti historinë.

Pronarët e ri të Milanit dhe Leonardo, kanë insistuar për rikthimin e Maldinit dhe i kanë ofruar atij një rrol të rëndësishëm.

Sky Italia bën të ditur se rikthimi tij do të zyrtarizohet ditën e sotme.

Sipas të gjitha gjasave ai do të emërohet zëvendës president i klubit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here