Ante Rebic:“E meritoj interesimin e Manchester Unitedit”

Sulmuesi anësor i Kroacisë, Ante Rebici, ka thënë se është i kënaqur me interesimin e Manchester Unitedit për të, por mendon se ai e meriton një gjë të tillë.

Kroati i Eintracht Frankfurtit arriti të shkojë me Kombëtaren e tij deri në finale të Kupës së Botës, të cilën e humbën kundër Francës. Sezonin e kaluar, ai shënoi 9 gola për skuadrën e tij.

“Natyrisht, unë jam i kënaqur të dëgjoj se Manchester Unitedi është i interesuar për mua dhe kur lexoj se sa trajnerë dhe klube të mëdhaja janë duke pyetur për mua. Por sinqerisht, mendoj se e meritoj”, ka thënë 24-vjeçari.

“Luajta mrekullueshëm në Kupën e Botës, e edhe më mirë me Eintrachtin. Po, e di që ka oferta konkrete, jam vazhdimisht në kontakt me agjentin tim. Jam i lumtur që kam mundur t’ia dëshmoj të gjithëve se mund të më besojnë, por sic kam thënë, ka ende kohë deri sa të mbyllet afati kalimtar”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here