Kompania kineze do t’i paguajë pagat e Luka Modric

Kompania e njohur kineze Suning mund ta paguajë pagën e Luka Modric, që mund të bashkohet me Interin nga Real Madridi.

Nerazzurrët janë duke tentuar të nënshkruajnë me kroatin këtë verë, me 32 vjeçarin që thuhet se kërkon largimin nga mbretërit.

Sipas Corriere dello Sport, plani është që Modric të nënshkruaj për katër vite, ndërsa në fund të shkojë në Jiangsu Suning për ta mbyllur karrierën.

Suning Group  zotëron shumicën e aksionëve si të klubit italian, po ashtu edhe atij kinez, ku kompania e sheh si efekt komercial të jashtëzakonshëm marrjen e kroatit.

Kompania kineze do të paguante pagat e tij duke e bërë Modric fytyrën globale të markës së tyre, ndërsa do ta mbante Interin brenda limiteve financiare të Fair Play.

Kjo është një qasje e ngjashme me atë të Juventusit që nënshkruan me Cristiano Ronaldon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here