Kroos:Los Blancos e kanë të vështirë të zëvendësojnë Cristiano Ronaldon

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, e pranon e Los Blancos e kanë të vështirë të zëvendësojnë Cristiano Ronaldon.

Portugezi kishte shënuar 450 gola në 438 ndeshje për skuadrën spanjolle para se të largohej drejt Juventusit për 100 milionë euro.

“Kur humbet dike me 50 gola në sezon, është e vështirë për ta zëvendësuar”, ka thënë Kross për Kicker.

“Cristiano ishte shumë i rëndësishëm përgjatë viteve, ishte shumë vendimtar në suksesin tonë, por nuk kam dyshime se do të jemi vështirë për t’u mundur edhe në të ardhmen”, ka shtuar gjermani.

Reali shpreson se në sezonin e ri dyshja Gareth Bale dhe Marco Asensio do të shkëlqejnë gjatë këtij sezoni.

Por, ata do të jenë të ndihmuar edhe nga 18-vjeçari brazilian, Vinicius Junior, i cili ka qenë thjesht fantastik në ndeshjet miqësore.

Reali aktualisht është kampion në Ligën e Kampionëve dhe është një nga favoritët për të mbrojtur titullin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here