Marcelo Bielsa fut lojtarët të pastrojnë mbeturinat

Marcelo Bielsa pranoi sfidën e vështirë të kthimit të Leeds United në “primera división” të futbollit anglez. “Loco” është i bindur se, për të arritur qëllimin e tij, duhet të përdorë teknikat më të mira, që ka mësuar në karrierën e gjatë.

Gazeta britanike “The Guardian” shkruan për çmendurinë e tij të fundit: Ai i detyroi lojtarët e tij të pastronin për tri orë mbeturinat nga rrugët përreth kampit të stërvitjes së ekipit. Siç u shpjegoi drejtorëve të tij; qëllimi i këtij veprimi ishte ky: “Doja t’i bëja lojtarët të kuptonin realitetin përtej futbollit, se çfarë i duhet një njeriu të zakonshëm në punën e tij për të siguruar paratë”.

Javën e kaluar, trajneri argjentinas ishte bërë titul gazetash pas një konference shtypi të këndshme, ku lexoi një letër në anglisht për të kërkuar falje për mosnjohjen e duhur të gjuhës.
Marcelo Bielsa zakonisht apelon teknika të çuditshme për të futur vlerat te lojtarët që ai stërvitet. Është shumë e rëndësishme për të, që lojtarët të kuptojnë se si jetojnë njerëzit, të cilët janë jashtë “flluskës së futbollit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here