Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, i është bashkuar skuadrës së tij në Mançester. Ai deri tani ishte në pushim pasi që ishte i përfshirë në Kupën e Botës, në të cilën fitoi medalje të artë.
Agjenti i tij, Mino Raiola, thuhet se ka udhëtuar gjithashtu për në Mançester, për t’i bindur drejtuesit e klubit t’ia shesin francezin Barcelonës para se të mbyllet afati kalimtar, transmeton Gazeta Express.
25-vjeçari, i cili nuk mori pjesë në asnjë ndeshje të turnet parasezonal, shihet në një video duke u përqafuar bashkëlojtarin e tij në Manchester United, Eric Baillyn. Këtë video e ka postuar Bailly në llogarinë e tij në Instagram.