​Zyrtare: Arsenalin e blen Kroenke

Alisher Usmanov ka thënë se ai ka vendosur t’ia shesë aksionet e tij të Arsenalit Stan Kroenkes, i cili i mbanë 67 përqind të aksioneve të klubit. Kroenke tani do t’i blejë aksionet e Usmanovit, 30.5 përqind, për 550 milionë euro.

Organizata e tifozëve të Arsenalit, Arsenal Supporters’ Trust (AST), e kanë kundërshtuar ofertën e Stan Kroenkes për blerjen e klubit londinez, duke thënë se kjo është një ditë e tmerrshme për tifozët. Deri më tani, AST-ja kishte poseduar një pjesë të aksioneve të klubit. Nëse Kroenke arrin t’i blejë të gjitha aksionet, atëherë tifozët nuk do të jenë më pjesë e bordit.

“Kam vendosur t’i shesë aksionet e mia në Klubin e Futbollit të Arsenalit, i cili mund të jetë klubi më i mirë i futbollit në botë. I uroj të gjitha të mirat dhe suksese këtij klubi të mrekullueshëm dhe të gjithë atyre të cilët janë të lidhur me këtë klub”, thuhet në deklaratën e Usmanovit.

Këtë gjë e kanë konfirmuar edhe kompania e Alisher Usmanovit, Red and White Securities, të cilët kanë bërë të ditur se aksionet e tij janë shitur për 550 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here