​Zyrtare: Burnley e transferon portierin e Manchester Cityt

Portieri i Manchester Cityt, Joe Hart, i është bashkuar skuadrës së Burnley pasi që dy klubet arritën marrëveshje për 3.9 milionë euro.

Portieri anglez ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin e tij të ri, te të cilët pritet të qëndrojë deri në fund të sezonit 2019/2020.

Blerja e 31-vjecarit, i cili qëndroi për plot 12 vite në Manchester City, do ta përforcojë pozitën e portierin në Burnley pasi që dy portierët e tjerë të tyre, Nick Pope dhe Tom Heaton, janë të lënduar.

Portieri Joe Hart ka qenë i huazuar në Torino dhe në West Ham gjatë dy sezoneve të kaluara, por para disa ditëve ai shprehi dëshirën të transferohet përfundimisht në një klub tjetër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here