ARRIHET MARRËVESHJA: Pritet vetëm firma e Pjanic

Miralem Pjanic është përfolur rreth largimit të tij nga Juventusi, ndërsa Zonja e Vjetër për lirimin e tij ka kërkuar 100 milionë euro.

Megjithatë mediat italiane raportojnë se Miralem Pjanic do të rinovojë kontratën me Juventusin.

Të dy palët kanë arritur marrëveshje dhe boshnjaku do të fitojë rritje page prej 1,5 milionë eurove. Pjanic me kontratën e re do të përfitojë 6 milionë euro në sezon dhe pritet që të nënshkruajë kontratë 4 vjeçare.

Pjanic është njëri nga lojtarët më të rëndësishëm te Juventusi dhe interesimi nga gjigantët europian nuk ka munguar.

Megjithatë Biankonerët nuk dëshirojnë të ndahen nga boshnjaku dhe i kanë ofruar atij kontratë të re.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here