Balde kalon te top-ekipi i Series A

Teksa tek ambienti zikaltër të gjithë po shohin me shumë kureshtje “telenovelën” Modriç, një lajm i befasishëm trazon të gjithë ambientin.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, Interi ka gjetur akordin me ish-futbollistin e Lacios, Keita Balde.

23-vjeçari që prej një viti luan me Monakon, duket se do të kalojë tek Interi, dhe palët kanë arritur një marrëveshje.

Formula do të jetë ajo e huazimit, me të drejtë blerjeje për 30 milionë euro.

Te zikaltrit do të kopletonte fazën sulmuese, duke parë që është një element që mund të japë kontribut në disa pozicione: si anësor, si “pykë” e dytë, por edhe si qendërsulmues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here