Chelsea ka gjetur zëvendësuesin e Courtois në Spanjë

Chelsea ka gjetur pasardhësin e portierit belg Thibaut Courtois, gjithnjë e më pranë kalimit te Real Madrid.

Sipas asaj që bën të ditur MARCA, Blutë do t’i dhurojnë trajnerit Maurizio Sarri një portier spanjoll, por nuk bëhet fjalë për Pepe Reina, që do të qëndrojë te Milan.

Në fakt, londinezët kanë vënë duart mbi Kepa: Athletic Bilbao do të përfitojë plot 80 milionë euro.

Për numrin 1 bask është përgatitur një kontratë pesë-vjeçare me klubin e Stamford Bridge.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here