Futbollisti dënohet në mënyrë epike,vetëm pse u vonua në stërvitje

Trajneri i ri i Bazelit, Marsel Koler, eshtë i fiksuar pas rregullave dhe rigorozitetit. Një zviceran i vërtetë, atij i pëlqen të respektojë oraret dhe është i përpiktë me rregulloret.

Dhe, këtë gjë e ka provuar edhe sulmuesi i tij, Afimiko Pululu, i cili në grumbullimin me ekipin para nisjes për ndeshjen e kampionatit, u vonua vetëm 1 minutë.

Ishte vetë trajneri Koler që dha urdhër që autobusi i ekipit të nisej, e të mos priste askënd tjetër.

Pululu, më pas vendosi të marrë një makinë personale dhe të ndjekë autobusin.

Në fund, erdhi falja drejtuar trajnerit, dhe ndjesa u pranua nga ana e trajnerit, edhe pse nuk u aktivizua në ndeshjen ndaj Grasshopers.

I pyetur për këtë veprim, trajneri Koler u shpreh: “Kur një ndeshje është caktur të nisë në orën 19:00, arbitri nuk mund të thotë prisni 5 minuta, sepse nuk ka ardhur një lojtar.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here