Ja cili është trajneri favorit i Willian

Jose Mourinho është trajneri favorit i Willian.

Braziliani e cilësoi portugezin si trajnerin më të mirë me të cilin ka punuar ndonjëherë.

Kësisoj, anësori i Chelseat bëri të ditur se do të transferohej me shumë qejf te Manchester United.

“Mourinho është trajneri më i mirë me të cilin kam punuar, bashkë kemi një marrëdhënie të mirë, jemi miq. Ndonjëherë edhe bisedojmë, shkëmbejmë mesazhe”, deklaroi Ëillian.

“ Është një trajner i madh dhe realisht më pëlqen të punoj me të. Shpresoj që një ditë të kem mundësinë të punoj sërish me të”.

“Unë nuk e di nëse Manchester do të bëjë ndonjë ofertë, por diçka kam dëgjuar. Unë di vetëm që Mourinho ka biseduar me agjentin tim dhe i ka kërkuar që unë të luaj me United”, shtoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here