MARCA zbulon destinacionin e Kovacic: Kroati drejt Premier League

E përditshmja spanjolle MARCA në faqen e saj të parë, ka bërë të ditur se Mateo Kovacic do të transferohet në Premier League.

MARCA shkruan se Kovacic do të transferohet te Chelsea.

Sipas informacioneve Kovacic do të arrijë së shpejti në Londër dhe pritet që të firmosë me Blutë e Londrës ditëve në vijim.

Chelsea pritet ta huazojë kroatin, ndërsa informacionet e huazimit nuk janë ende të njohura.

Kovacic luajti 103 ndeshje për Real Madridin dhe shënoi 3 gola.

Ai do të jetë përforcimi i tretë për Chelsean këtë verë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here