Mavraj pranë transferimit në Greqi

Mërgim Mavraj ende nuk e ka zgjedhur se ku do të luajë në sezonin e ri.

Por, janë mediat në Greqi që e lidhin mbrojtësin shqiptar me një transferim të mundshëm tek Olimpiakosi në Superligën greke.

Olimpiakosi e sheh si një garanci në prapavijë Mavrajn, në një repart me shumë probleme.

Ndërkohë, flitet se Mavraj i është propozuar edhe klubit të AEK-ut, por gjithçka është mbyllur pa sukses, prej rrogës së lartë të shqiptarit, i cili kërkon rreth 500 mijë euro.

Gjithsesi, në këto ditë të fundit të merkatos, pritet të vendoset gjithçka për të ardhmen e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here