„Një gjë të tillë nuk e kam parë më herët, është e pamundur ta ndiqni Ronaldon në stërvitje“

Cristiano Ronaldo për disa ditë po stërvitet me Juventusin dhe bashkëlojtarët e tij u vërtetuan se pse portugezi është lojtari më i mirë në botë.

Njëri nga lojtarët e impresionuar është edhe Douglas Costa, i cili ka bërë të ditur, se atë çfarë bën Ronaldo në stërvitje, nuk mund ta bëjë askush.

“Është e pamundur ta ndiqni Ronaldon në stërvitje. Kur arritëm ai ishte duke u stërvitur, ndërsa kur u larguam, ai qendroi ende në stërvitje. Asnjëherë nuk  kam parë një gjë të tillë”, është shprehur Costa.

Ronaldo filloi të stërvitet te Juventusi para një jave, ndërsa pritet të debutojë me fanellën e Juves me 12 gusht në ndeshje miqësore.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here