Paris Saint Germain mendon për Dalbert Henriquen

Pista Matteo Darmian për Interin mund të rikthehet nëse arrijnë të shesin Dalbert Henriquen te Paris Saint Germain.

Kampionët e Francës dëshirojnë një mbrojtës të majtë pasi së fundmi kanë shitur Yuri Berchiche te Athletic Bilbao.

Sipas TuttoMercatoWeb, skuadra franceze është seriozisht e interesuar për brazilianin.

24-vjeçari iu bashkua klubit nga Giuseppe Meazza vitin e kaluar, por nuk ka arritur të ketë shumë minuta në skuadrën e Luciano Spallettit.

Por, shanset janë që Interi të vihet pas Darmiasnit edhe nëse Dalber nuk lëviz nga klubi me bazë në Milano.

Mbrojtësi italian tashmë ka konfirmuar se dëshiron të largohet nga Djajtë e Kuq dhe rikthimi në Serie A është një nga dëshirat e tij.

Darmian në të kaluarën ishte pjesë e Torinos ku tregoi paraqitje fantastike.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here