Pjanic ka vendosur të rinovojë kontratën e tij me Juventusin

Raportohet se Miralem Pjanic ka vendosur të rinovojë kontratën e tij me Juventusin, duke rritur kështu edhe rrogën vjetore.

Boshnjaku kohëve të fundit ka qanë i lidhur me një largim të mundshme nga Zonja e Vjetër pasi shumë klube kërkuan largimin e tij.

Pasi afati kalimtar i verës në Angli mbyllet brenda dy ditëve, vështirë se klubet nga Liga Premier do arrijnë të lëvizin 28-vjeçarin nga Torino.

E përditshmja italiane raporton se të hënën është mbajtur një takim mes lojtarit dhe Juves ku është folur për një rinovim të mundshëm.

Ende nuk është vendosur asgjë, por pritet që Pjanic të fitojë një rritje rroge në vlerë 1.5 milion euro.

Edhe pse Juventusi është skuadra që ka shpenzuar më së shumti deri më tani në këtë afat kalimtar, kampionët italian nuk janë ndjerë të detyruar të shesin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here