Shkodran Mustafi nuk ka arritur të bind trajneri e ri të Arsenalit

Ky i fundit po këmbëngul që të sjell në radhët e veta mbrojtësin kroat të Besiktasit, Domagoj Vida.

Pikërisht, klubi anglez ka menduar që t’i bëj një ofertë për shkëmbim të lojtarëve skuadrës turke.

Portali turk “Fotomac” raporton se Gunners kanë ofruar edhe dy milionë euro për të siguruar shërbimet e biondit që së fundi u shpall nënkampion i Botës me Kroacinë.

Gjithashtu në opsion janë edhe kombinimet Danny Welbeck si dhe portieri David Ospina plus një shumë e parave për kroatin.

Por, Besiktas po këmbëngul se vlera e lojtarit kap shifrat e 30 milionë eurove dhe asnjë cent më pak.

Ndryshe, gjatë javës së kaluar Liverpool ka ofruar rreth 22 milionë sosh dhe mbetet të shihet se si do të përfundojë saga Vida.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here