United po përballet me një betejë të humbur rreth mbrojtësit,Jerome Boateng

E përditshmja gjermane Bild shkruan se Djajtë e Kuq janë në bisedime me bavarezët për mbrojtësin e Gjermanisë, megjithëse nuk janë të gatshëm të ndajnë 45 milionë euro.

Zhvendosja e mëtejshme e çështjes është edhe trajneri i ri i Bayernit, Niko Kovaç, i cili i ka thënë bordit se nuk dëshiron ta shes Boatengun.

Së bashku me Unitedin, gjithash edhe PSG është në kontakt me Bayernin dhe është Parisi që favorizohet nga Boateng si destinacioni i tij i ardhshëm.

Vetëm nëse United është i gatshëm të përmirësojnë pagën vjetore 15 milionë euroshe, Boateng do të konsideronte qëndrimin në Old Trafford.

Ndryshe, United deri më tani ka transferuar lojtarin e Shakhtar Donetskut gjersa përballet edhe me një largim të mundshëm të Paul Pogbas.

Kujtojmë se afati kalimtar për blerjen e lojtarëve në Ligën Premier përfundon të enjten (10 gusht).

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here