Real Madrid godet në ditët e fundit të merkatos: Los Blancos dëshirojnë dy mesfushorë

Me largimin e dy kroatëve, Mateo Kovacic drejt Chelsea dhe atë të bujshëm të Luka Modric drejt Inter, Real Madrid ka nevojë për mesfushorë në nivel ndërkombëtarë për të përforcuar ekipin në dispozicion të trajnerit të ri Julen Lopetegui.

Sipas AS, dy janë objektivat kryesorë: Thiago Alcantara dhe Miralem Pjanic.

Spanjolli i Bayern Munich është i preferuari i Lopetegui që e ka stërvitur te kombëtarja dhe ai ka një vlerë për 60 milionë euro.

Më i shtrenjtë është Miralem Pjanic, për të cilin Juventus kërkon të paktën 80 milionë euro që ta lejojë të largohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here