Rodriguez mund të transferohet në PSG,Milan e kërkon Draxlerin

Milan thuhet se po synon transferimin e Julian Draxlerit nga Paris Saint-Germain, ku këta të fundit janë të interesuar për Ricardo Rodriguezin.

“Tutto Mercato Web” shkruan sot se Rosonerrët janë duke eksploruar mundësinë e një lëvizje fillestare të huazimit të 24-vjeçari, me mundësi të transferimit të plotë gjatë verës së ardhshme.

Dhe në këmbim, ata mund janë të gatshëm ta lejojnë reprezentuesin zviceran, Rodriguez të lëvizë në drejtimin e kundërt.

Kampionët francezë janë në gjueti të një mbrojtësi të krahut të majtë pasi kanë shitur kohët e fundit Yuri Berchichen te Athetic Bilbao.

Rodriguez, gjithashtu është subjekt i interesimit të Arsenalit të Ligës Premier, gjersa sezonin e kaluar nuk ka impresionuar me fanellën e Milanit.

Kjo e fundit së fundi ka transferuar sulmuesin e Juventusit, Gonzalo Higuain si dhe kanë shitur Leonardo Bonuccin te “Zonja e Vjetër”.

Ndryshe, Milan është i interesuar edhe për disa lojtarë të rinj që t’i ketë në dispozicion Genaro Gattusso.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here