Shaqiri vazhdon me paraqitje të mira për Liverpoolin

Liverpooli arriti të shënojë fitore në përballje me Torinon në ndeshjen miqësore me rezultat 3-1.

Jurgen Klopp ka startuar me skuadrën më të fortë, ku mungonte vetëm mbrojtësi Dejan Lovren.

Në anën tjetër Xherdan Shaqiri ka qëndruar në bankë, por e ka luajtur të gjithë pjesën e dytë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2-1.

Firmino dhe Winaldum i shënuan golat për Liverpoolin, ndërsa për italianët shënoi sulmuesi i njohur Andrea Belotti.

Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol, ku Shaqiri ishte protagonist.

Mesfushori sulmues shqiptar mori një top afër zonës dhe mjeshtërisht pasoi për Daniel Sturridgen që shënoi nga afërsia për 3-1.

Shaqiri është përshtatur shumë mirë te Liverpooli pasi kalimit këtë verë nga Stoke City. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here