SHOK TE REALI: Një tjetër yll i madh drejt largimit

Cristiano Ronaldo dëshiron që shoku i tij Marcelo ta imitojë duke kaluar nga Real Madrid te Juventus.

Ronaldo kompletoi një transferim të bujshëm për 100 milionë euro në fillim të muajit korrik dhe tani mund të ndiqet edhe nga braziliani.

Marcelo dhe Ronaldo kanë qenë shumë të lidhur me njeri-tjetrin dhe tani, sipas Tuttosport, portugezi ka kërkuar që mbrojtësi i majtë të jetë sërish në ekipin e tij.

Gazeta italiane shkruan se Juventus ka përgatitur një ofertë prej 50 milionë eurosh për Marcelo, i cili do t’i thotë “po” kalimit te skuadra e Allergi, pikërisht i bindur nga Ronaldo. Juventus do ta krijojë këtë fond pas shitjes së Alex Sandro te Paris SG.

Kësisoj, pas Ronaldo, Zidane dhe ndoshta Modric, një tjetër yll, nga ekipi që fitoi katër Champions në pesë vjet, mund të largohet nga Santiago Bernabeu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here