Xhemaili fatin e njëjtë si Behrami

Edhe Blerim Xhemaili mund ta ketë fatin e Valon Behramit te përfaqësuesja zvicerane.

Behrami kishte pohuar se ishte pensionuar dhunshëm prej kombëtares dhe ka shkaktuar polemika të mëdha në Zvicër.

Por, mediat e shtetit helvetik kanë raportuar se fundi se edhe tre lojtarëve të tjerë nuk janë më në planet e trajnerit Vladimir Petkovicit.

Sipas transmetuesit “RSI”, përveç Behramit edhe Gelson Fernandesit, Johan Djorous dhe Xhemaili nuk do të mund t’i shohim në Ligën e Kombeve me Zvicrën.

Por, që të tre këta lojtarë nuk kanë zgjedhur të flasim për mediat ashtu sikurse mitrovicasi që ka shpërthyer së fundi në media.

Ai tha se u largua pas një telefonate nga Petkovic, duke e quajtur vendimin politik, derisa trajneri ka thënë se ishte sportiv dhe po mendon të rinovojë ekipin.

Ndërkohë, Federata Zvicerane është shprehur se gjithçka ka mundur të jetë keqkuptim dhe trajneri nuk ka dashur ta largojë në atë mënyrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here