Zyrtare: Chelsea e aktivizon klauzolën e Kepas

Pas spekulimeve të djeshme se Chelsea i kanë ofruar Athletic Bilbaos 80 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e portierit, Kepa Arrizabalaga, ka ardhur edhe konfirmimi nga zyrtarët e klubit spanjoll.

Athetic Bilbao kanë publikuar një deklaratë ku tregojnë se klauzola prej 80 milionë eurosh në kontratën e Kepas me klubin është aktivizuar. Megjithatë, ata nuk e përmendin se nga cili klub është bërë një gjë e tillë.

Sidoqoftë, është e qartë se ky klub është Chelsea dhe zyrtarzimi nga klubi anglez pritet të bëhet gjatë orëve në vazhdim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here