Arrihet marrëveshja: Everton transferon dy lojtarët e Barcelonës

Yerry Mina dhe Andre Gomes do të jenë futbollistë të Evertonit sezonin e ardhshëm.

Të dy lojtarët po zhvillojnë testet mjekësore në një klinikë në Barcelonë, para se të zyrtarizohen nga klubi anglez.

Mbrojtësi kolumbian do të shitet përfundimisht nga blaugranat, ndërsa transferimi i Andre Gomesit do të jenë në formë huazimi.

Në rastin e Yerry Minas, Barcelona priti deri në momentin e fundit një ofertë zyrtare nga Manchester United (shpresonte në blerjen e Paul Pogbasë), por ajo nuk erdhi kurrë, ndaj me këmbënguljen e trajner Marco Silva do t’i bashkohet skuadrës nga Goodison Park, duke hedhur poshtë ofertën e Lyonit në Francë.

Gjatë bisedimeve mes Barcelonës dhe Evertonit për Yerry Minan klubi anglez kërkoi që të huazonte edhe portugezin, që nuk arriti të bindte trajnerin Ernesto Valverde që të qëndronte në Camp Nou.

Për mesfushorin pati interes konkret edhe nga west Hami, por ai vendosi të ndiqte Yerry Minan tek Evertoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here