Dush i ftohtë për fansat e Manchester United, Mourinho – kjo ishte e gjitha!

Sot është dita e fundit e merkatos së verës në Angli, ndërsa tifozët e Manchester United shpresonin se klubi mund të bëjë ndonjë transferim në ditën e fundit të merkatos.

Megjithatë, duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Boateng i cili ishte objektivi kryesorë për Djajtë e Kuq duket se ka arritur marrëveshje me PSG dhe United do të mbetet pa përforcime në mbrojtje.

Jose Mourinho në konferencën për shtyp, ka bërë të ditur lajmin e keq për fansat e Unitedit.

“Koha është që mos të mendojmë më rreth merkatos. Këtë po e them pasiqë sipas informacioneve të fundit, United nuk do të kryej asnjë transferim deri në mbylljen e merkatos”, është shprehur Mourinho.

Një lajm i keq për fansat e Unitedit, pasiqë të gjithë shpresonin se klubi do ta përforcojë më së paku vijën e mbrojtjes.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here