Panik në Camp Nou: PSG dhe Monaco ofertë stratosferike për Rakitic

Saga rreth transferimit të Luka Modric te Interi po vazhdon, por duket se edhe një tjetër kroat mund të bëjë një transferim senzacional.

Mediat spanjolle zbulojnë se PSG dhe Monaco kanë ofruar 125 milionë euro për mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitic. Kjo është klauzola e kroatit dhe gjigantët francez janë të gatshëm ta paguajnë atë.

Paratë nuk janë problem, por shtrohet pyetja se a është Ivan Rakitic i gatshëm të transferohet në Francë.

Ai gëzon besim të madh nga Valverde dhe sezonin e kaluar ishte njëri nga lojtarët kyç te Barcelona dhe vështirë se kroati do të dëshirojë largimin.

Te Barcelona shpresojnë që mos të përsëritet rasti Neymar.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here