Me deklaratat e tij për futbollistët e kombëtares me dyshtetësi solli shumë debate në Zvicër e ngjalli mjaft kritika.
Nisur nga situata e tensionuar, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Zvicerane të Futbollit, Alex Miescher, dha dorëheqjen nga kjo detyrë për shkak të keqkuptimeve.
Diskutimet nisën pas festës me shqiponjë të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në ndeshjen e Botërorit kundër Zvicrës, të fituar 2-1. Pas takimit Miescher tha se në vazhdim në Zvicër duhet që të mendohet për të afruar vetëm futbollistë me 1 nënshtetësi, atë zvicerane dhe jo me tjetër.
Në vazhdim, në kombëtaren helvetike dhe në federatë ka pasur debate dhe madje edhe largimi i valon Behramit e ka tensionuar edhe më shumë situatën. Për shumë zviceranë, e tillë gjë duhet të shte shmangur.
“Për nëntë vite kam pasur privilegjin të ndihmoj futbollin zviceran, që nga fëmijët e deri tek elita. Javët e fundit ka pasur shumë keqkuptime dhe kam vendosur të largohem”, informoi Miescher. Presidenti i federatës së futbollit Gileron e pranoi dorëheqjen.