Milani do ta shes Suson këtë muaj

MILAN, ITALY - OCTOBER 22: Suso of AC Milan looks on during the Serie A match between AC Milan and Juventus FC at Stadio Giuseppe Meazza on October 22, 2016 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Klubi i madh italian, Milani thuhet se është i gatshëm të shesin yllin spanjoll, Suso, këtë muaj para mbylljes së afatit kalimtar veror.

Rossonerët kanë ngurruar të humbasin yllin e tyre spanjoll, sidomos pas paraqitjeve mbresëlënëse në sezonin e fundit.

Megjithatë, sipas Corriere della Sera, një ofertë prej 40 milionë eurosh në tryezë do t’i bënte drejtuesit të lejojnë largimin e tij.

Klubi italian, Roma është gati të provojë vendosmërinë e Milanit me një ofertë në drejtim të tyre.

Oferta e Giallorossëve për Suson thuhet se është shkëmbim lojtarësh plus para.

Roma thuhet se ka bërë përpjekje për të përfshirë Diego Perottin në ofertë për Suson, por e cila është refuzuar.

Rossonorët po kërkojnë një marrëveshje të drejtpërdrejtë për të bërë biznes, pra shitje përfundimtare vetëm me para.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here