Zyrtare: Mesfushori i Juventusit huazohet te Sportingu

Mesfushori italian do të luajë sezonin tjetër me Sportingun e Lisbonës.

Pasi nuk kishte më vend te Juventusi, Stefano Sturaro gjen një skuadër të re.

Në fillim kërkohej nga skuadra e Premierligës, Watford, por palët nuk arritën marrëveshje dhe 25-vjeçari kaloi në kampionatin portugez.

Bisedimet mes bardhezinjve dhe drejtuesve të Sportingut u mbyllën me sukses, me mesfushorin që u huazua tek ekipi i drejtuar nga Jose Peseiro.

Sipas agjentit të lojtarit, një rol të madh në kalimin e Sturaros te Sporting, ka pasur edhe Cristiano Ronaldo.

“Kemi pasur oferta nga Anglia, Spanja dhe Portugalia. Por ai zgjodhi Sportingun. Padyshim që fjalët e Ronaldos për këtë klub dhe Portugalinë në përgjithësi patën ndikim të madh në vendimin e tij”, ka deklaruar Carlo Volpi.

Sportingu do t’i paguajë dy milionë euro Juventusit për huazimin e mesfushorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here