Berat Gjimshiti mbetet në Serie A, dy klube të interesuara për të

Berat Gjimshiti nuk është një emër i panjohur në futbollin italian. Ai është në pronësi të Atalanta-s.

Sezonin e fundit ai e mbylli te Benevento, skuadër që e aktivizoi si titullar në pjesën më të madhe të kampionatit.

Gjimshiti ka rritje në cilësi, duke u njohur më tepër me kampionatin italian, ndërsa për momentin është në tregun e merkatos për shkak se tek Atalanta nuk ka vend titullari për të. Aktualisht në garë për shërbimet e 25-vjeçarit kanë hyrë dy ekipe me emër në Serie A, bëhet fjalë për Sassuolo-n dhe Sampdoria-n.

Lëvizjet e fundit të merkatos e dërgojnë në një nga këto dy ekipe shtatlartin e Shqipërisë. Megjithatë, mbetet për t’u parë a do të bindet Atalanta nga oferta për t’a lënë të lirë. Interesim për Gjimshitin ka edhe nga jashtë Italisë, por që me sa duket pista e Serie A është më joshëse për të.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here