Super gola në Tetovë, nuk ka fitues në derbin mes Shkëndisë dhe Vardarit

Skuadra e Shkëndisë dhe Vardarit kanë hapur gjiron e parë të Ligës së Parë në Maqedoni.

Derbi mes Shkëndisë dhe Vardarit nuk pati fitues dhe skuadrat  barazuan me rezultatin 2-2.

Skuadra e Vardarit ishte fillimisht në epërsi, por Shkëndija arriti të bëjë rikthesën, mirëpo në fund Popov barazoi rezultatin për Shkupjanët.

Golin e parë për Vardarin e shënoi Barsegian që në minutën e 4. Pas golit të pranuar Shkëndija shtoi presionin dhe në minutën e 14 u akordua penallti për Tetovarët, por Ibrahimi nuk ishte i saktë nga pika e bardhë.

Fillimi i pjesës së dytë solli spektakël, pasiqë Ibrahimi shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë.

Në minutën e 74, Bojku arriti ta shënojë golin e dytë për Shkëndinë, mirëpo 10 minuta më vonë Popov shënoi një gol të bukur dhe barazoi ndeshjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here