E konfirmuar: PSG transferon mbrojtësin nga Gjermania për 37 milionë euro

Edhe pse u përfol për transferimin e Jerome Boateng te PSG, Parizienët në fund vendosën që të transferojnë mbrojtësin e Schalkes.

Klubi i Schalkes ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me PSG për mbrojtësin, Thilo Kehrer.

“Gjatë ditës së djeshme kemi arritur marrëveshje me PSG. Schalke nuk mund ti rezistonte ofertës së PSG. Mbetet vetëm të nënshkruajmë marrëveshjen në letër. Marrëveshja do të arrihet ditëve në vijim. I dëshirojmë Kehrerit suksese të mëtutjeshme në karierë”, ka bërë të ditur Schalke.

PSG do ta transferojë Kehrerin për 37 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here