Bounedjah, sulmuesi që shënoi shtatë gola për 47 minuta

Baghdad Bounedjah ka shënuar shtatë gola për 47 minuta në ndeshjen e fundjavës në kampionatin e Qatarit.

Fundjava e futbollit në Qatar ka dhuruar një ndeshje të madhe dhe një rekord të ri.

Skuadra e Al-Saddit ka fituar me rezultat 10-1 në ndeshjen e luajtur në shtëpi ndaj Al Arabit.

Në këtë fitore shkëlqeu sulmuesi algjerian, Baghdad Bounedjah, i cili shënoi plot shtatë gola për 47 minuta lojë.

Goli i parë i sulmuesit 27-vjeçar erdhi në minutën e 43-të të ndeshjes, ndërsa gjatë golat tjerë gjatë pjesës së dytë.

Bounedjah pastaj shënoi edhe në minutat (47′, 50′, 62′, 64′, 72′ dhe 89′).

Ndryshe, në skuadrën e Al-Sadd luan legjenda spanjolle, Xavi, dhe bashkëkombësi i tij, Gabi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here