Ferrari ndryshon strategjinë Raikkonen drejt…

Piloti i Scuderia Ferrari, Kimi Raikkonen është shumë pranë rinovimit.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat franceze edhe pse ende nuk ka konfirmim.

Sipas mediave franceze, skuadra italiane e Formulës 1, ka ndryshuar strategji pas vdekjes së Marchionnes dhe dëshiron t’i besojë pikërisht finlandezit, garimin në krah të Sebastian Vettel.

Marchionne ishte fans i pilotit nga Monaco, Leclerc, i cili aktualisht garon për Sauber, ndaj edhe kishte planifikuar të largonte Raikkonenin, për t’i bërë vend “të preferuarit të tij”.

Por ndarja nga jeta e Marchionnes, bëri që të ndryshojë strategjia te italianët, që tashmë janë të bindur se Kimi është partneri ideal i Vettelit, për të synuar një përfaqësim të denjë në garat e shpejtësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here