Odegaard kërkohet nga tre skuadra

Tri skuadra nga Anglia po kërkojnë talentin e Real Madridit, Martin Odegaard.

21 vjeçari nga Norvegjia është rikthyer te Real Madrid pas një sezoni të kaluar në Holandë te Heerenveen.

Pavarësisht kësaj përvoje, ai nuk ka arritur të bind trajnerin Julen Lopetegui, duke bërë që ta shikojnë mundësinë për ta dërguar sërish në huazim.

‘TEAMtalk’ shkruan se tri skuadra nga Anglia, janë të interesuara për Odegaard.

Bëhet fjalë për Middlesbrough, Derbyn dhe Aston Villa, që po shikojnë mundësinë e huazimit një vjeçar të talentit të Real Madridit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here