Rabiot vetë do të vendosë për të ardhmen e tij

Trajneri i Paris Saint-Germain Thomas Tuchel nuk është i sigurt nëse Adrien Rabiot do të qëndrojë.

Mesfushorit i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe është një objektiv i Milan dhe Juventus.

“Nuk e di, është vendimi i Adrien,” shprehet Tuchel kur pyetet për situatën e tij në konferencën për shtyp.

“E kam shpjeguar situatën edhe në Singapor. Situata kontraktuale e tij është e qartë, ai ka akoma një vit kontratë me ne.

“Më pëlqen të punoj me Adrien dhe jam i bindur se ka potencial për të qenë në majë dhe një lojtar kyç i PSG.

“Ai është një lojtar i dalë nga akademia, dhe për mua është shumë e rëndësishme të kem lojtarë të dalë nga Parisi.

“Situata është e njëjtë ama. Është vendimi i tij, ai duhet të konfirmojë nëse do të vazhdojë të luajë për klubin.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here