Ronaldon falënderon tifozët e Juves,për mbështetjen e madhe

Tifozët e Juvetusit mezi prisnin që të shikonin Cristiano Ronaldon me fanellën e Zonjës së Vjetër.

Pritja ia vlejti, portugezi nuk zhgënjeu tifozët bardhezi.

CR7 shënoi gol në miqësoren e skuadrave të Juventusit vetëm pas tetë minutave lojë në fushën e blertë.

Interesimi për këtë ndeshje ishte shumë madh dhe në Villar Perosa (komunë në qytetin metropolitan të Torinos, Itali), stadiumi ishte i gjithi i mbushur, numri i tifozëve ishte gjashtë mijë.

E gjitha kjo u komentua edhe nga vetë Ronaldo nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Një ditë emocionuese, në një atmosferë speciale që tregon historinë fituese të Juves. Faleminderit tifozëve për pritjen e madhe”.

Ndeshja përfundoi me rezultat 5-0 në të mirë të skuadrës së parë të Juves.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here