Thiago Silva:Leonardo nuk më ka thirrur

Përderisa disa dashuri, herët a vonë mund të kthehen, është normale që emri i Thiago Silvës të ketë qenë shpesh i lakuar te Milano, ku askush nuk e ka harruar, kurrë. Dhe përsëri këtë vit, disa zëra janë ngritur. Megjithatë, gjithmonë mohohet.

I njëjti brazilian qendror e ka bërë këtë, i cili në javët e fundit ka qenë në qendër të zërave të merkatos: Bonucci në Paris, ai përsëri në Milano. Pastaj, mbrojtësi nga Viterbo u kthye te Juventusi.
“Leonardo nuk më ka thirrur, – tha Thiago Silva për “Canal Plus”, i intervistuar pas fitores startuese të Ligue 1, kundër Caen. – Unë jam i lumtur në Paris. Këtu kam një kontratë dhe shpresoj që ta përfundoj këtu karrierën time”.

Kontrata e tij me PSG, për të qenë të saktë, skadon më 30 qershor 2020. Nëse Thiago do ta respektojë atë, siç duket, do të përfundojë tetë vite në Francë, ku mbërriti në verën e vitit 2012. Me të, këtë vit, ka fytyra të tjera të njohura, si Thomas Tuchel dhe Gigi Buffon: “Çdo trajner ka idetë e tij, ne duhet të punojmë. Gigi është i mahnitshëm, ende do të fitojë trofe dhe të bëjë kaq shumë gjëra pozitive për PSG. Ai është një lider i madh, jam i lumtur të luaj me një yll të futbollit si ai”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here