Alissoni u ndihmon të gjithëve

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka thënë se portieri i ri, Alisson, ka ndikuar që të ngritët vetëbesimi i të gjithë skuadrës për shkak të prezencës së tij.

Braziliani Alisson debutoi në Premierligë në ndeshjen e parë të sezonit të ri, kur Liverpooli fituan me rezultat 4-0 kundër West Ham Unitedit të dielën. 25-vjeçari i la përshtypje të mira tifozëve të klubit duke e mbajtur portën e paprekur, përcjell Gazeta Express.

“Ne bisedojmë shpesh. Ai flet shumë dhe kjo na ndihmon. Më ndihmon mua dhe të gjithëve në mbrojtje. Mendoj se prezenca është shumë e mirë gjithashtu”, ka thënë Van Dijku.

“Ai ka shumë aftësi të cilat na ndihmojnë ne të tjerëve. Kemi punuar për këtë gjë gjatë turneut parasezonal dhe do të vazhdojmë të ushtrojmë. Ka ende shumë për të bërë”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here