Joao Mario refuzon Besiktasin

Joao Mario do të largohet nga Inter gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Pas aventurës në Premier League te West Ham, ku luajti i huazuar për 6 muaj, Joao Mario mund të transferohet në Spanjë.

Futbollisti i cili nuk u ambientua asnjëherë te Interi pritet të largohet gjatë këtyre ditëve të fundit të merkatos në Itali.

Ofertat për 25-vjeçarin nuk mungojnë, ku pas Real Betis, edhe Sevilla ka shfaqur interes për futbollistin.

Pikërisht ekipi i drejtuar nga Pablo Machin e shikon portugezin si përforcimin e duhur në mesfushë.

Gjithsesi vlen të theksohet se cikli i tij me Interin ka përfunduar dhe zikaltrit nuk e llogarisin pjesë të skuadrës, ndërsa marrëdhëniet janë tensionuar javën e kaluar, kur Joao Mario refuzoi ofertën për t’u huazuar te Besiktas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here