Mesut Ozili do të mirëpritej nga Kombëtarja e Gjermanisë nëse ai rikthehet

Sulmuesi i Leipzigut, Timo Werner, ka thënë se Mesut Ozili do të mirëpritej nga Kombëtarja e Gjermanisë nëse ai vendos të tërheq vendimin për pensionim dhe t’i rikthehet skuadrës.

Werneri dhe Ozili ishin të pjesë e skuadrës së Gjermanisë e cila dështoi ta kalonte fazën e grupeve në Kupën e Botës në Rusi. Pas këtij dështimi, Ozili mori shumë kritika për performancat e tij.

“Mendoj se shumë njerëz në skuadrën e Gjermanisë do të ishin të lumtur nëse Mesut Ozili do të thoshte ‘do ta provoj këtë edhe një herë’”, ka thënë Werneri në një intervistë me Sportbild.

Pas përfundimit të turneut, Ozili, i cili ka origjinë turke, e postoi një letër trefaqëshe ku thoshte se ai po largohej nga Kombëtarja e Gjermanisë për shkak të racizmit dhe kritikave të padrejta me të cilat ishte përballur pas publikimit të një fotoje ku shihet ai bashkë me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoganin. Ai i fajësonte mediat gjermane dhe presidentit e Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Reinhard Grindel, duke i akuzuar ata për racizëm.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here