Steven N’Zonzi do të transferohet në Serie A.
Steven N’Zonzi do të jetë futbollist i ri i Romës.
Mesfushori i Sevillas sot në ora 13:30 pritet të mbërrijë në kryeqytetin italian për të filluar procesin e transferimit te skuadra e njohur nga Serie A.
Mediat italiane raportojnë se N’Zonzi do të nënshkruajë me ekipin nga Italia.
Roma do të paguajë rreth 35 milionë euro për shërbimet e reprezentuesit francez, kampion i botës nga Botërori 2018.